DYLON

Ka filluar faza e aplikimit në projektin”Gjenerim i të ardhurave”

Ka filluar faza e aplikimit në projektin”Gjenerim i të ardhurave”
Avatar photo Redaksia

Ka filluar sot faza e aplikimit në projektin “Gjenerim i të ardhurave”, projekt ky i mbështetur nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut dhe Komunës së Vitisë, Fondacionit Kosovë-Luksmeburg, që ka për qëllim bashkëfinancimin e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese të kësaj komune.

Ditë më parë është mbajtur një sesion informues për kriteret dhe mënyrat e aplikimit në këtë projekt. Rreth rëndësisë së këtij projekti foli përfaqësuesi i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, Fisnik Beqiri, i cili gjithashtu ka përmendur ecurinë e punëve dhe proceset në fazat e aplikimit, të të interesuarve për të qenë përfitues të projektit “Gjenerim i të ardhurave”.

I pranishëm në këtë takim, ishte edhe drejtori I Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Veton Ademi.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.