Përmes një projekti të Komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg pritet të punësohen 20 persona

Përmes një projekti të Komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg pritet të punësohen 20 persona

Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovo-Luksemburg kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën ju hapët rrugë punësimi i 20 punëtorëve vitias për katër muaj dhe atë me qëllim të mirëmbajtjes së hapësirave të hapura publike gjelbëruese.

Fisnik Beqiri nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg tha se një marrëveshje e tillë bëhet me qëllim të ruajtjes së hapësirave të hapura publike por edhe të punësimit.

Ai gjithashtu shtoj se 50% të pagave të personave të cilët do të punësohen përmes këtij projekti do të subvencionohet nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg pjesa tjetër e pagës sipas tij do të paguhet nga vet biznesi.

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se falë bashkëpunimit të mirë të kësaj komune me Fondacionin Kosovë-Luksemburg qytetarët përmes këtij projekti do të përfitoj në dy mënyra së pari do të angazhohen në punë personat qe deri me tani kanë qenë pa punë dhe së dyti përmes punës së tyre do të mirëmbahen hapësirat publike të cilët shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët.

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE