Me rastin e fatkeqësisë natyrore që vërshoi fshatra në rrethinën e Shkupit mbrëmjen e 6 Gushtit, ku u shkaktuan humbje në njerëz dhe dëme të mëdha materiale, SH.K. “ DITURIA” në Preshevë organizoi aktivitet humanitar për t’i ndihmuar banorët e prekur nga kjo tragjedi.
“Apeli 4 ditorë (10. 08-13. 08. 2016) drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës për të dërguar mjetet tek shoqata u përmbyll ditën e Shtunë (13. 08. 2016) me aksionin rrugorë për grumbullim fondesh në rrugët e Preshevës. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Luginës u solidarizua duke bërë të mundur kështu realizimin e aktivitetit humanitar”, thuhe në njoftimi e kësaj shoqate, transmeton Titulli.com
Shoqata Kulturore “DITURIA” në bashkëpunim me Shoqatë Humanitare “MERHAMET” finalizoi fushatën solidarizuese, duke bërë kështu shpërndarjen e pakove me ndihma kryesisht në zonën e Hasanbegut. Mjete pastrimi dhe elemente higjienike përbënin pjesën kyçe të pakove. Të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës që u solidarizuan me banorët e zonave të vërshuara, Shoqata Kulturore “DITURIA” u shprehë mirënjohje të thellë.
DITURIA ka falënderouarShoqatën Humanitare “MERHAMET” për bashkëpunimin e ofruar, me shpresë se aktiviteti i realizuar do të zbusë humbjet e pësuara, të gjithë banorët e zonave të prekura nga vërshimet në rrethinën e Shkupit i ngushëllojmë për fatkeqësinë në fjalë.