Shoqata Humanitare “BereqetI” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës me degët e saja në secilën Komunë të Kosovës e edhe në Komunën e Gjilanit , në prag të muajit të Ramazanit shpallë aksion humanitar në të cilin mundë të kontribuojnë secili individ i vullnetit të mirë.
“Në veqanti ftojmë organizatat dhe ndërmarrjet e ndryshme që të mbështesin aksionin duke ndihmuar me pako ushqimore për secilën familje në nevoje, jetimët, të pastrehët dhe të gjitha ata që ju mungojnë gjërat elementare për sofrën e IFTARIT”, thuhet në njoftim.
Një pako ushqimore mesatare e cila do të tubohen ka vlerën 25 € ashtu siç është ne foton e përgatitur nga shoqata.
Të interesuarit për të mbështetur aksionin në Komunën e Gjilanit mundë të paraqiten në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan ose në numrat e telefonit 044 164 012 dhe 044 666 090