DYLON

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran vendoset tenda për kontrollin e pacientëve

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran vendoset tenda për kontrollin e pacientëve
Avatar photo Redaksia

Me kërkesën e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shtëpim të Komunës së Vitisë, në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë”, në Pozheran është vendosur tenda e kategorizimit të pacientëve.

Kjo do të thotë që pacientët aty do të regjstrohen dhe të identifikohen, do t’iu matet temperatura dhe tensioni i gjakut dhe pastaj do të udhëzohen në bazë të gjendjes që kanë.

Tenda është vendosur nga FSK-Regjimenti i Gjilanit, si masë parandaluese për të evituar frekuentimin e ambienteve të Emergjencës dhe të kësaj qendre mjekësore nga ndonjë pacient që mund të jetë i infektuar me virusin Covid-19.

EkoHigjiena

Ndryshe dje me këtë virus janë identifikuar dy raste të reja, një në Pozheran dhe një në Ramjan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.