Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin dhe shefin e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, bartësin e listës zgjedhore, Avdyl Aliu dhe kandidaten për Asamble, Diana Toska, kanë zhvilluar takim me Shoqatën e Pensionistëve.
Në emër të Shoqatës ka folur kryetari i saj, Metush Dubova, i cili e falënderoi Hazirin për vizitën dhe mbështetjen, duke thënë se është i vetmi kryetar që është interesuar për hallet e tyre dhe i ka mbështetur çdo kërkesë të tyre.
Kryetari Haziri, tha, ndërkaq, se përkrahja e pensionistëve për zgjedhjet e 17 tetorit e bën më të përgjegjshëm në punë.
“Gjatë takimit në Shoqatën e Pensionistëve i falënderova për kontributin e madh, pasi fal tyre është ndërtuar Gjilani, derisa detyra jonë është ta mirëmbajmë. Në kemi ndërtuar Lagjen e Lumtur, ku do të ketë vend edhe për pensionistët, ku edhe do të jetë një mundësi e mirë për pensionistët e rrezikuar, pasi do të organizojmë qëndrim ditor e ushqim. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë Haziri.
#LDKGjilan #LDK160
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/