Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka dënuar ashpër sjelljen e disa persona të dhunshëm nga Lista Serbe të cilët në kuadr të zgjedhjeve parlamentare, po bëjnë presion mbi serbët dhe malazezët, i kërcënojnë ata, madje edhe me sulme fizike.
“Me qëndrime të tilla ndaj popullit të tyre, kanë konfirmuar pohimet tona të mëparshme se Lista Serbe është armiku i madh i popullsisë ortodokse në territorin e Kosovës. Prandaj, ne besojmë që populli, me guxim dhe dinjitet, siç i ka hije traditës sonë mijëvjeçare, do t`i dënojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe përgjithmon të shpëtojë nga ta.
Me këtë rast ftojmë autoritetet kompetente të Kosovës, policisë dhe prokurorisë që të mos i lënë qytetarët e tyre nën mëshirën e këtyre njerëzve dhe t`i mbrojë, siç e parasheh ligji, nga banditë të Listës Serbe, thuhet në reagimin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës