Kurteshi: Vetëvendosje e ka vërshuar Gjilanin!

Kurteshi: Vetëvendosje e ka vërshuar Gjilanin!

Shiu që ka ra këto ditë në Kosovë i ka vërshuar shumë pjesë të vendit tonë. Kurse Gjilanin dhe Anamoravën e ka vërshuar Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin.

Ismajl Kurteshi

Meteorologët po parashohin që vërshimi i quajtur Vetëvendosje, me 11 qershor, do ta përfshin tërë Kosovën, ata thonë se 12 qershori do të jetë ditë me diell që do të rrezatoj mbi tërë Vendin.

Thonë se këtu e tutje, në Kosovë do të ketë mot stabil, sepse Vetëvendosja do ta bëjë ndryshimin për të cilin kemi nevojë të gjithë. Sepse me vetëvendosjen do t’i jepet fund keqpërdorimeve, hajnisë dhe padrejtësive, sepse Vetëvendosja do të siguron zhvillim ekonomik, barazi sociale dhe shtet ligjor.

Me kusht që ndryshimi të ndodh në Kosovë me 12 qershor, të gjithë bashkë duhet të votojmë për Vetëvendosjen me 11 qershor.

Mirë u pafshim në 12 qershorin e ndryshimit cilësor, në ditën e fitores së madhe të Koalicionit të pathyeshëm të Vetëvendosjes me – Qytetarët e Kosovës.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

KOMENTE