Muhamet Kryeziu, shpallet bletërritësi më i mirë i Komunës së Kamenicës për vitin 2023.
Në përmbyllje të vitit kalendarik 2023, Shoqata e Bletërritësve “Luzma” te komunës së Kamenicës, në një ceremoni modeste të mbajtur në ambientet e objektit të restorantit “JONI” ne Berivojcë të Kamenicës, ka zgjedhur bletërritësin më të suksesshëm të vitit 2023.
Kështu, juria e përbërë nga anëtarë të kryesisë së ShB “Luzma”, si fermerin-bletërritës, më të mirë në komunën e Kamenicës, e ka përzgjedhur bletarin Muhamet Kryeziun, nga fshati Roganë, i cili me bletari merret gati 3 dekada.
“Ai gjithashtu është i suksesshëm edhe në mbarështimin e amave selektive ku ka treguar rezultate shume te mira”, vlerëson Kryetari i kësaj Shoqate, Mitat Jerliu.
Ndërkaq, komisioni si më të suksesshëm ka vlerësuar edhe nje numer te madh te bletareve ku iu ka ndare mirënjohje ne ngritjen dhe zhvillimin e bletarisë në këtë komunë.
Ndryshe, gjatë kësaj ceremonie, është vlerësuar puna e suksesshme edhe bletareve veteran te cilët edhe pse ne moshe, vazhdojnë të kujdesen me sukses për bletët e tyre,
Ndërsa nga bletaret e pranishëm janë zotuar se viti 2024, do të jetë shumë më i suksesshëm, për faktin se pritet rritje e madhe e subvencioneve dhe përkrahjes morale e material për të gjithë bletaret dhe fermerët e komunës së Kamenicës.
Para shpalljes së bletareve me te mire te Kamenicës, për vitin 2023, Mitat Jerliu, kryetar i Shoqatës së Bletareve “Luzma” te Kamenicës, para bletareve ka prezantuar raportin e punës se shoqates për këtë vit, ku është ndalur kryesisht ne kujdesin me të madh për të ruajtur shëndetin permanent të bletëve.
Në këtë takim, u bisedua edhe për sëmundjet e bletëve të cilat shumica e bletareve I anashkalojnë, gjë qe po shkaktojnë problem ne rritjen e shëndetshme të bletëve.
Pjesëmarrja e bletareve në këtë tubim, beri qe te diskutohet për brengat e bletareve si dhe për të bërë me shumë në bashkëpunimin ndërmjet bletarëve për ta quar bletarinë në një nivel më të lartë, si dhe vendosen njëzëri, qe anëtarësia vjetore, të jete 15, euro.
Në fund të tubimit, anëtarët e kryesisë kërkuan nga ana e pjesëmarrësve të shoqatës, ti propozojnë dhe ti votojnë edhe tre anëtarë të rinj të kryesisë, të cilët do ti shtohen shoqatës si anëtarë të barabartë të kësaj shoqate. /2LONLINE/