DYLON

Zipline dhe Hiking e bënë këtë vikend edhe më atraktiv në Kamenicë

Zipline dhe Hiking e bënë këtë vikend edhe më atraktiv në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Vikendi i kësaj jave në Komunën e Kamenicës mblodhi qytetarë të shumtë jo vetëm vendas por edhe nga vendet e tjera të Kosovës, si dhe vizitorë nga vendet e huaja, për të provuar për herë të parë litarin rrëshqitës tek “Lugu i Verdhë”, njofton Komuna e Kamenicës.

“Adrenalinë, buzëqeshje e mbi të gjitha një ambient tejet relaksues, ishte pamja që përcolli këta qytetarë së bashku më Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, të cilët shijuan bukuritë e shumta të këtij vendi në Kamenicë”.

EkoHigjiena

“E shtuna ishte dita ku të gjithë të interesuarit shijuan për herë të parë falas litarin rrëshqitës tek “Lugu i Verdhë” (Zipline), një eksperiencë që nuk do të harrohet nga ta, kurse e diela ishte dita e ecjes tradicionale “Për një Kamenicë të Gjelbër” (Hiking), ku kësaj ecje iu bashkangjitën përveç qytetarëve edhe vullnetarë nga ‘Peace Corpus”.

Vikende të tilla i sjellin edhe më shumë ngjyra pamjes së bukur vjeshtore të Kamenicës, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.