DYLON

Toger Riad Binaku merr çmimin ‘’Distinguished International Honor Graduate’’ në SHBA

Toger Riad Binaku merr çmimin ‘’Distinguished International Honor Graduate’’ në SHBA
Avatar photo Redaksia

Forcës së Sigurisë së Kosovës i është shtuar edhe një sukses, toger Riad Binaku me suksese ka përfunduar ‘’Kursin Bazë të Oficerit të Këmbësorisë’’ (IBOLC) ku është shpërblyer me çmimin ‘’Distinguished International Honor Graduate’’ në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kursi Bazë i Oficerit të Këmbësorisë është një kurs intensivë 19 javor që ofron trajnim sfidues dhe të lodhshëm që kërkohet për të formuar oficerë këmbësorie kompetentë dhe të denjë për udhëheqjen e trupave të këmbësorisë në fushëbetejë.

EkoHigjiena

Tofer Binaku ka treguar performancë të lartë, duke e përfaqësuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës në mesin e oficerëve pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës, Duke u përzgjedhur si Oficeri më i mire ndërkombëtar dhe duke fituar çmimin ‘’Distinguished International Honor Graduate’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.