(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi HAziri ka thënë se është shokuese që me anë të njehsorëve elektrik të parregullt qytetarët tanë janë vjedhur pamëshirshëm për interesa të dikujt. Kjo është e papranueshme. Ai në një postim të tij në facebook po ashtu ka kërkuar që urgjentisht nga përfaqësuesit e KEDS-it të largohen edhe ato kutitë e vendosura jashtëligjshëm nëpër shtyllat elektrike sepse e kanë shëmtuar qytetin e Gjilanit.
Ja postimi i plotë i Hazirit:
“Është shokuese që me anë të njehsorëve elektrik të parregullt qytetarët tanë janë vjedhur pamëshirshëm për interesa të dikujt. Kjo është e papranueshme. Për këtë veprim duhet dhënë llogari personat përgjegjës. Përveç kësaj, kërkoj urgjentisht nga përfaqësuesit e KEDS-it që t’i largojnë edhe ato kutitë e vendosura jashtëligjshëm nëpër shtyllat elektrike sepse e kanë shëmtuar qytetin. Koha me funksionu me urgjencë organet e drejtësisë. Qytetarët meritojnë drejtësi! LH