DYLON

Banuesit në ndërtesat kolektive formuan shoqatën e tyre

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Delegatët e ndërtesave kolektive në bashkëpronësi të qytetit të Kamenicës, mbajtën mbledhjen e Kuvendin themelues për formimin e shoqatës së tyre. Delegatet me vota të hapëta e zgjodhën kryesinë shoqatës ,po ashtu zgjodhën Ruzhdi Qehajen kryetar, Pajazit Nuredini, sekretar dhe Shaban Dermakun arkëtar.

Kuvendin e përshëndeti Kryetari i Komunës Begzad Sinani, i cili ishte faktori shtytës për formimin e kësaj shoqate,e siç tha ai “angazhohët për shkak shqetësimeve dhe brengave të qytetarëve që ishin adresuar për zgjidhje”. “Megjthëse statusi i këtyre objekteve tani më ka ndryshuar, poashtu edhe ligji, prandaj ishte e domosdoshme një formë e tillë e organizimit. Komuna do t’i kryej obligimet e veta ligjore, por edhe shoqata ato obligime që i përkasin banorëve të atyre ndërtesave”, ka thënë Sinani që gjithashtu u shpreh se do të bashkëpunojë ngushtë me shoqatën, do t’i shqyrtoj kërkesat e tyre dhe do të ndihmoj materialisht sipas mundësive buxhetore”.

EkoHigjiena

Komuna nga ana saj do të i’a siguroj një zyre për funksionimin e kësaj shoqate. Kryetari i shoqatës i zgjedhur Ruzhdi Qehaja, falënderoi delegatët për besimin e dhënë, Kryetarin e Komunës për kontributin , dhe gatishmerinë për mbështetje, por njëherit shtoi se suksesi i tij varët nga përkrahja që do ta ketë pastaj nga ata që e zgjodhën kryetar./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.