DYLON

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes presin në takim deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Visar Ymeri, Ismajl Kurteshi, Hydajet Hyseni dhe Belgzim Kamberi, pritën sot në takim deputetët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin.

Në këtë takim u diskutua për pozitën e rëndë politike dhe socio-ekonomike të shqiptarëve në Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe rolin të cilin duhet ta kenë Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në përmirësimin e pozitës dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje.

EkoHigjiena

Halimi dhe Kamberi i njoftuan përfaqësuesit e Lëvizjet për problemet e vazhdueshme me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje që prej diplomave të fakulteteve të cilat nuk u pranohen nga Serbia e deri te mungesa absolute e përfaqësimit proporcional në gjyqësi dhe polici. Presheva si komunë me shumicë dërmuese të popullsisë shqiptare nuk ka fare gjykatë themelore, edhe pse një të tillë e ka pasur më herët, ndërkohë që prokuroria për tërë rajonin gjendet në Vranjë. Në kuadër të Gjykatës ka12 gjykatës prej të cilëve vetëm tre janë shqiptarë, ndërsa 9 janë serb. Dy vendet e lira, sistematizim të përcaktuara për gjykatës shqiptarë, për gati dy vite, nuk janë plotësuar.

Kjo është në shpërputhje të plotë me koncesionet të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës po i bën në këtë fushë, sikur në fushat tjera, ndaj Serbisë. Asnjëherë Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka ngritur në Bruksel shtypjen dhe diskriminimin që Serbia ua bën shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Lëvizja Vetëvendosja do të mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në kërkesat e tyre politike, si dhe të kërkojë përgjegjësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës për angazhimin e tyre institucional në të mirë të shqiptarëve atje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.