Sot u bënë 5 vjet, nga ndarja e shokut, vëllait, ish ushtarit, veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarit dhe atdhetarit të devotshëm, togerit, njeriut i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut, lirisë humanizmit, përparimit, tolerancës e bashkimit kombëtar, Reshat Xhemail Sadiku.
Dhe pikërisht sot (02. 12. 2017), shokët, ish të burgosurit, veprimtarët e bashkëvendësit në hotelin “Kristal” në mënyrë modeste, por me shumë domethënie përkujtuan 5 vjetorin e ndarjes nga ai.
Ky përkujtim modest ishte organizuar nga Shoqata e të Burgosurve dhe nga Këshilli i Fshatit Priboc, me ç’ rast, shokët, bashkëvendësit e familjarët, shpalosën kujtimet nga më të ndryshmet nga jeta, veprimtaria e puna e Reshatit.
Kujtime shpalosën Sejdulla Kadriu, Gani Neziri, Faik Jonuzi, Sabit Rexhepi, Ismet Tafili, Avni Veliu, familjarët: Ramadan Ramadani, Shabi Sadiku e vajza e Reshatit, Kaltrina Sadiku.
/Ismet Tafili/