DYLON

“Skifterat” dhe “Intelektualët” premtojnë spektakël, çdo gjë gati për derbi

“Skifterat” dhe “Intelektualët” premtojnë spektakël, çdo gjë gati për derbi
Avatar photo Redaksia

Java e 18-të sjellë derbin më të zjarrtë lokal në futbollin kosovar, atë që do zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, mes Kf.Gjilani, si vendas dhe Kf.Drita, e cila do të jetë mysafire në këtë përballje.

Tifozët e të dyja taboreve, “Skifterat” në njërën anë dhe “Intelektualët”, në anën tjetër,  kanë bërë të gjitha përgatitjet, ndërsa festa ka filluar tash e dy javë.

‘Skifterat’ ishin grumbulluar në shkallët e stadiumit, ku edhe kanë shfaqur një pjesë të përgatitjeve dhe atmosferës, e cila sipas tyre do të dyfishohet të dielën.

EkoHigjiena

Ndërsa, ‘Intelektualët’ u mblodhën sonte në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta”, në Gjilan, ku grumbull i madh tifozësh bardhë e kaltër ishin prezent, gjersa po diskutonin për show-un e nesërmë, transmeton 2LONLINE.

Këto ditë, “Bardhë e Kaltër-it” e Kf.Dritës kanë publikuar një video interesante, frymëzuese dhe inspiruese, për ta vazhduar dashurinë ndaj klubit të zemrës.

Përndryshe, nesër të gjitha rrugët e qytetit kanë vetëm një destinacion dhe kjo ndodh rëndom në këtë qytet, kur në stadium zbarkojnë dy klubet e qytetit.

Të kuqtë dhe të kaltrit më të zëshëm se kurrë, rivalitet i madh për pozitën tabelare dhe mbi të gjitha për të marrë epitetin e triumfuesit.

Tifozët e derbit të njohur lokal në gjithë Kosovën dhe jo vetëm, pritet të shkëlqejnë me koreografi, atmosferë e adrenalinë.

Aktualisht, Kf.Drita është në pozitën e 3-të tabelare me 29 pikë, ndërsa Kf.Gjilani në vendin e 8-të me 25 pikë.

Kjo fitore është e rëndësishme për të dyja klubet, meqë lufta për titull po zhvillohet në mes shumë skuadrash, kjo ngaqë diferenca në pikë nuk e jep asnjë klub si favorit absolut. /Elife Sherifi/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.