• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Kosova e dhembjes dhe e krenarisë në poezinë e Agim Gjakovës

Redaksia 2LONLINE 3 Dhjetor, 2017 8 min
 Kosova e dhembjes dhe e krenarisë në poezinë e Agim Gjakovës

Vështrim i paraqitur më 2 dhjetor 2017, në Gjilan, me rastin e vlerësimit të krijimtarisë letrare të Agim Gjakovës, në edicionin e tetë të Manifestimit, “Vjeshta letrare e Gjilanit, organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”

Ndjenja e atdhedashurisë është një nga shtytëset më të forta për krijimtarinë poetike, andaj edhe poetët shqiptarë figurën e Kosovës e trajtuan në një varg veprash letrare, mirëpo lloji letrar më i veçantë ku krijuesi shprehet ashtu siç ndihet, është poezia lirike.

Kosovare KRASNIQI

Kjo temë vazhdimisht e ka tërhequr vëmendjen e krijuesve, sepse në ngjarjet qё po kalonte populli shqiptar, Kosova kishte njё rol tё veçantë. Poeti që me fjalën e tij artistike, figurës së Kosovës i dha një përmasë mjaft të gjerë ne krijimtarinë e tij, është poeti Agim Gjakova. Poezia me temë Kosovën e poetit Agim Gjakova në thelb është poezi e kujtimeve. Realisht ky poet ishte larguar në Shqipëri nga regjimi komunist jugosllav, dhe, në shumë nga poezitë e tij hasim si motiv mallin për atdheun, për nënën, për shokët dhe qytetin e tij tё lindjes, për kodrinën e quajtur Çabrat etj.

Poeti Agim Gjakova nuk ishte nga ata poetë që e njehjetën e gëzimit e të dëfrimit. Ai më shumë njohu vuajtjet shpirtërore, dëshpërimin e vet dhe të njerëzve tё tij nё Kosovё. Anton Nikë Berisha në parathënien e librit me poezi tё zgjedhura “Gërmime në etje”, tё poetit Agim Gjakova, duke e ndarë krijimtarinë e tij në periudha letrare, për poezinë e krijuar në Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës komuniste, thotë: “Poezia e krijuar në rrethana të kushtëzuara është poezi me flatra të shkurtuara, poezi që ‘flet’ më shumë në heshtje”.

Poetit nuk i duhet zëri të bërtasë për vuajtjet e tij, atij iu desh letra e bardhë dhe pena për tё shkruar vargjet e tij. Nё vargje ai gjeti prehjen e vet shpirtërore. Fjala artistike, pena dhe poezia bëhen “armë” me të cilat luftoi ai. Në vitin 1962 boton vëllimin e parë poetik “…Dhe thonë se ka paqe në botë”, ku në vargjet e poezisë së këtij vëllimi, “Përshëndetje shokëve dhe qytetit tim, Gjakovës”, kujton kohën e fëmijërisë së tij kur i bënin një mijë çapkënllëqe të lezetshme, edhe kur u kanosej rreziku:

Nëpër rrugë shkisnim në maje të gishtave kalldrëmit
Shokut mbrapa tue i tregue shputat në pikë dite
Vrap e shpejt, kaherë me gjithë tesha,
Hidheshim kryeshyt në ujë t’Erneikut
Tue stërpikë, bërtitë e qeshё prej gëzimit

Nga lidhja emocionale e poetit me Kosovën dhe nostalgjia që ka ai për vendlindjen e tij lindën jo pak vëllime poetike nga poeti Agim Gjakova. Gjithashtu një poezi tjetër e poetit Gjakova, po me të njëjtin motiv, është poezia titulluar “Çabrati”, e vëllimit tjetër të tij “Këngët e Drinit të Bardhë”. Është poezia e parë e këtij vëllimi e cila përmes vargjeve të saj na transmeton kujtimet e poetit për kodrinën e vogël që gjendet mbi qytetin e tij.

Kodrina e vogël e qytetit e quajtur “Çabrat” sa u sillte të mira “Me vneshta të arta, me venën, me mushtin, me rrushin plot lang”, po aq të këqija pritnin prej saj. Poeti i rikujton mjaft mirë historitë e vrasjeve të shqiptareve në shekuj, ku “Çabrati” ishte vendi prej tё cilit jo pak shqiptarëve u vinte e keqja. Pra, poeti Gjakova edhe pse gjendet jashtë Kosovës, pasqyron jetën e vështirë që e kaluan shqiptarët e Kosovës nëpër shekuj nga pushtuesit e ndryshëm: “Ku netëve të errëta turku pushkatonte shqiptarёt”, “Netëve të errtavjedhtasshqiptarёt i grinte krali”, “Gjermani i vari bijat tona-trime nga Gjakova”, “Titoja pushkatoi në Tabje me qinda e qinda veta”.

Albanologu i njohur Robert Elsie gjatë intervistës me Rudina Gjungën, thotë: “Letërsia është një pasqyrë e realitetit të vendit”, andaj poeti Gjakova i rrëmbyer nga dhembja dhe pesha e rëndë e atmosferës që mbretëronte nё Kosovë, kryesisht përmes poezisë lirike te tij e shpreh ndjeshmërinë e tij për fatin e Kosovës.

Liria për Kosovën nё atë kohë ishte vetëm e ëndërruar, dhe kjo e vërtetë ishte e lehtë të kuptohej. Poema e poetit Agim Gjakova “…Dhe thonë se paqe ka në botë” është poemë shumëdimensionale. Nё strukturën e saj ngërthen dhjetë këngë për Kosovën dhe të gjitha këngëtsajojnë motive të ndryshme që dallohen nga njëra-tjetra, por që i lidh po e njëjta teme – tema e Kosovës.

Që në hyrje të poemës, në këngën e parë, poeti paraqet atmosferën e mjegullt që mbretëronte në Kosovë: “Ashtë vjeshtë, Kosovë” dhe vazhdon me vargje tё dhembshme për atdheun e vet, prej të cilit ishte dëbuar me dhunë. Megjithëse i dëbuar, nuk e ndal kёngёn e tij dhe, i entuziazmuar, ndjek po atë këngë të maleve që këndohej edhe para mijëra vjetёsh nё atdheun e tij:

Dhe unë
Për ty do të këndoj, Kosovё,
Ma mirë të flas me fjalët tona të vjetra,
Që kanë tingllue maleve gjatë jetës sёrrozullimit.

Fati tragjik i popullit të Kosovës është edhe njёri nga motivet e kësaj poezie. Historia kishte qenë e pamëshirshme me shqiptarët dhe poeti me të vërtetat e kësaj historie mbush poezinë tij:

Kullën me top e rrahёn, e rrafshuen
E cifla ma e madhe sa një kokërr elbi mbeti,
Shtëpitë në zjarr i dogjën, tokat u shkretuen,
Liria, barazia… thellё nё hi tё tyne treti,
Fëmijёtn’hangar i prenë, gratë u perdhunuen,
Burrat t’paarmatosur rrah per rrah si xixa u shuan
Dhe sytё e pleqve mbas moshës tetëdhetë vjet
Lot e gjak rrodhёn

Që nga titulli i poemës “…Dhe thonë se paqe ka në botë” dallohet ironia të cilën e përdor poeti jo pak në poezinë e tij. Kosovarët nën pushtimin serb u vranë me egërsinë më të madhe përderisa Evropa mashtrohej me fjalët e tyre “Na do t’i kulturojmë kosovarët”, ndërsa shqiptarët e Kosovës gënjeheshin me fjalët: vёllazёrim – barazi. Dhe kur popujt e Evropёs po i gёzoheshinlirisё, paqja në Kosovë ishte larg, prandaj me të drejtё mund shtrohet pyetja: Ku ishte ajo paqe, kur në mëngjesin e çdo dite thuhet:

Hej, a ndjeve…?
Mbramë u vra një kosovar!
Hej, mbramë u pushkatue një kosovar!
Hej, mbramë u mbyt një kosovar!
Hej, mbramë u therr një kosovar!
Hej, mbramё u var një kosovar!
Hej, mbramë u përzunë qindamija kosovarë!

Përsëritja e pasthirrmës “hej” ngjan me një lloj proteste: ku është ajo “paqe” për të cilën flitet?! Poeti ngreh zërin e tij t’u tregojё të gjithëve se populli shqiptar në krejt historinë e tij njihet si popull mbrojtës dhe jo popull pushtues, andaj Kosova nuk e meritonte një trajtim tё tillë nё Evropë. Poema përmbyllet pa ndonjë shpresë për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe sipas poetit, Kosova do tё mbetet vetëm: “Muze përmbledhës për të gjitha vuajtjet shekullore”, sepse asnjëherë paqe për tё nuk do tё ketё.

Përfundim

Jo rrallё, vetё jeta u jep lëndën poetëve të shkruajnë, dhe në këtë rast Kosova është ajo e cila bëhet lëndë në artin e tyre. Udhëtimi nëpër vargjet e poetit A. Gjakova, ku si subjekt kryesor në ato është Kosova, ishte sa i dashur aq edhe i dhembshëm për mua.

Poeti Agim Gjakova, edhe pse ishte i deportuar në Shqipëri nga UDB-ja serbe, përballë atij realiteti që ishte në Kosovë, nuk qëndroi duarkryq, por figurën e Kosovës e beri “emblemë” në vargjet e tij. Nё poezinë e tij ndihet drama e poetit tё privuar nga atdheu i tij, nga vendlindja e tij, nga tё afërmit e tij, nga gjithçka e tij.Po mungesën e gjithë asaj prej së cilës e privuan, e gdhendi në vargje të pavdekshëm, me ç’rastKosova u kthye në kryefjalë të poezisë se tij.

Agim Gjakova

 

Etiketa:Agim Gjakova Gjilani Kosovare Krasniqi kryesore shkrimtar Vjeshta letrare
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023
Policia

Në Mitrovicë Veri ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave

1 Prill, 2023
Gjilan

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që

1 Prill, 2023
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Lajme të ngjashme

Dihen çiftet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, Gjilani mysafir i Llapit në ndeshjen e parë

21 Mars, 2023

FFK: Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës 

20 Mars, 2023

Gjilani barazon me Llapin, vazhdon ta mbajë pozitën e tretë tani me 40 pikë

19 Mars, 2023

Gjilani pret Llapin, synon pikë të plota

19 Mars, 2023

Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit

17 Mars, 2023

Kupa e Kosovës: Veçojmë ndeshjen Trepça ’89 – Gjilani

15 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com