Shkupi mbrëmë sërish ka qenë vendi më i ndotur në botë. Indeksi i ndotjes ka qenë 226 PM10, që konsiderohet shumë i rrezikshëm për shëndetin.
Të dhënat e publikuara nga “Air Visual” tregojnë se edhe mbrëmë, Shkupi ka qenë në vendin e parë sa i përket ndotjes së ajrit.
Kjo nuk është hera e parë që Shkupi kryeson listën për ndotjen e ajrit. Të dhëna të ngjashme janë regjistruar edhe më 19 janar, kur indeksi i ndotjes arriti 430 PM10, ndërsa para ishin vetëm qytete nga India dhe Pakistani.
Në Qendër përqendrimet kanë filluar të rriten prej dje në mëngjes kur janë matur 58 mikrogramë në metër kub, që në orën 23 të arrijnë 376 mikrogramë, prej kur fillojnë të ulen, por edhe më tej janë larg mbi të lejuarën. Matjet e fundit në Qendër tregojnë se përqendrimet e grimcave PM 10 janë 182 mikrogramë në metër kub.
Në Karposh kanë lëvizur prej 60 deri në 321 mikrogramë. Matja e fundit tregon 196 mikrogramë në metër kub.
Te Rektorati ajri më i ndotur ka qenë mbrëmë prej orës 20 e deri në 2 pas mesnate, kur përqendrimet kanë qenë mbi 300, duke arritur deri në 388 mikrogramë. Në mëngjesin e sotëm janë matur përqendrime të grimcave PM 10 prej 194 mikrogramë.
Buteli sipas matjeve gjithashtu gjatë natës ka qenë më i ndotur por përqendrimet kanë arritur deri në 190 mikrogramë. Në mëngjesin e sotëm janë matur 120 mikrogramë në metër kub.