Portreti letrar i Nasi Lerës
SHKRIMTAR I VLERAVE TË MIRËFILLTA LETRARE
Shkrimtari Nasi Lera është njëri nga prozatorët tanë bashkëkohorë më të shquar. Me një varg përmbledhjesh me tregime dhe romane të botuara, ai e ngriti dhe e pasuroi prozën tonë nga rrafshe dhe aspekte të ndryshme. Veprat poetike të tij i vlerësuan lart të gjithë ata që u morën me to.
Nasi Lera u lind në Korçë, më 29 shtator 1944, ku mbaroi shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i historisë dhe i filologjisë, në Degën gjuhë dhe letërsi shqipe.
Si tregimtar ai tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës që në fillimet e krijimtarisë pikërisht për vlerën e tyre poetike. Botimi i veprave të tjera e zgjeroi dhe e pasuroi këtë botë poetike.
Në mënyrë të veçantë, Nasi Lera dha një ndihmesë të madhe në pasurimin e romanit tonë. Vlerat poetike që i cilësojnë ato e radhitën atë ndër emrat më të njohur shqiptarë që e shkruajnë këtë lloj letrar.
Me vlera të tilla ato u vlerësuan me çmime të ndryshme në konkurset kombëtare si dhe me Çmimin e Republikës.
Nasi Lera është edhe njëri ndër përkthyesit letrarë tanë të sotëm më të shquar. Me përkthimin e një varg veprash letrare, sidomos të disa nobelistëve, ai e pasuroi prozën në gjuhën tonë në aspekte të shumta.
Disa vepra të Nasi Lerës u përkthyen në bullgarisht, rusisht, hebraisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht.
1. VËLLIME ME TREGIME E NOVELA
• Bora e fundit (1972)
• Era e pishave (1976)
• Nisemi, djema! (1977)
• Dite nga ky shekull (1979)
• Dita e trete (1980)
• Sytë e dashurisë (1981)
• Duaje emrin tënd (1983)
• Treni ecte drejt dëborës (1984)
• Tregime te zgjedhura (1985)
• Ulërima e heshtur (1996)
2. ROMANE
• Gjaku i prillit (1981)
• Te jetosh kohen (1984)
• Orët e qytetit te vogël (1986)
• Balada e vetvetes (1990)
• Nata e premierës (1990)
• Ngjallja e diktatorit (1992)
• Ana zh. (199
• Njeri pa stine (1997)
• Sytë e Sofisë (2011)
• Të gjalle dhe të vdekur (2013)
• Të gjithë premtojnë parisin (2014)
• Te jetosh kohen (1989)
• Kishim një ëndërr (2016)
3. PËRKTHIME LETRARE
• Albert Camus – L’etranger (I huaji)
• Marguerite Duras – l’amant (Dashnori)
• Andre Gide – Isabelle
• Raymond Radiguet – diable au corps (Djalli ne trup)
• J. m. c. Le Clezio – L’etoile errante (Ylli endacak)
• Francoise Sagan – Les merveuilleux nuages (Martesa e Zhozesë)
• Jacques Le Goff – La civilisation de l’occident medieval (Qytetërimi i perëndimit medieval)
• Simone de Beauvoir – Le deuxieme sexe (vol. 1 & 2) (Seksi i dyte)
• Michel Tournier – Eleazar ou la source et le buisson (Eleazari)
• Milan Kundera – La valse aux adieux (Valsi i lamtumirave)
• Patrick Rambaud – La bataille (Beteja)
• Max Gallo – Cesar imperator (Cezari imperator)
• Dimitrij Smerejkovski – Le roman de Napoleon (Romani i Napoleonit)
• Pascal Quignard – Villa Amalia (Vila Amalia)
• Guy De Maupassant – Yvette (Iveta) – Le horla (Motrat rondoli) Patrick Ravignant – Le journal secret de Napoleon Bonaparte (Ditari sekrte i Napoleonit)
• Hubert Nyssen – Le bonheur de l’imposture (Kënaqësia e mashtrimit)
• Jacques Pierre Amette – La maitresse de Brecht (Dashnorja e Brehtit) – chronique de moree (Kronika e moresë)
• Irene Nemirovsky – Suite francaise (Suitë franceze) – Le Malentendu (Keqkuptimi) – Le bal (Balloja) – David Golder – La chaleur du sang (Afshi i gjakut)
• Gabriel Garcia Marques – Le general dans son labyrinthe (Gjenerali ne labirintin e vet) – de l’amour et autres demons (Për dashurinë dhe demonë të tjerë)
• Yasunari Kaëabata – Le grondement de la montagne (Gjëmimi i malit) – le lac (Liqeni)
• Jose Saramago – Dieu manchot (Perëndia dorace) – L’aveuglement (verberia) – Cain (Kaini) – Le voyage de l’elephant (Udhëtimi i elefantit) – L’autre comme moi (Tjetri si unë) – L’evangile selon Jesus Christ (Ungjilli sipas Jezu Krishtit)– L’annee de la mort de Ricardo Reis (Viti i vdekjes i Rikardo Reisit)
• Isabel Allende – D’amour et d’ombre (Për dashurinë dhe hije) – Portrait sepia (Portret në sepje)
• Yukio Mishima – Une soif d’amour (Afshi i dashurisë)
• Kenzaburo Oe – Une existance tranquille (Një ekzistencë e qetë)
• Shusaku endo – La fille que j’ai abandonnee (Vajza që braktisa)
• Jorge Amado – Tereza Batista
• Ericfosnes Hansen – Cantique pour la fin du voyage (Psalme për fundin e një udhëtimi)
• Leonardo Sascia – Todo Modo (e përkthyer nga italishtja) – Konteksti
4. SKENARË FILMASH
• Duaje emrin tënd
• Të shoh në sy
• Telefoni i një mëngjesi
• Mëngjese të reja
I. TREGIME VLERASH TË LARTA POETIKE
Në dhjetë (10) përmbledhjet me tregime Nasi Lera dëshmoi krijuesin që di si i qaset një objekti poetik, di si ta shtjellojë atë në mënyrën sa më poetike, sidomos kujdesin më të madh i kushton mënyrës si e shpreh, si e thotë atë që e përfton, gjuhës poetike dhe formave të të shprehurit.
Proza e tij tregimtare në qenësinë e vet është një gjurmim i vijueshëm i botës konkrete dhe i botës së brendshme të personazheve, që veprojnë dhe dëshmohen në rrjedha të ndryshme të veprimit jetësor. Veçmas ai i shqipton shqetësimet, dramat dhe tragjiken që i cilësojnë dhe i përcjellin personazhet e tregimeve të tij.
II. ROMANSIER I DËSHMUAR
Rëndësinë e madhe të Nasi Lerës si shkrimtar e përligjin sidomos trembëdhjetë romanet e tij, përmes të cilëve ai jo vetëm e shprehu botën e njeriut tonë në aspekte e në rrjedha të ndryshme dramatike, po dhe e përftoi një botë përmes tekstit, botën poetike, e cila është më komplekse dhe më e pasur sesa nga ajo që niset, nga ajo konkrete. Kjo botë e krijuar përmes artit të fjalës, ka atë cilësi dhe atë vlerë që ndikon fuqishëm estetikisht në shpirtin e marrësit, lexuesit.
Romanet e Nasi Lerës nisën dhe shqiptojnë realitetin konkret, i cili ndërlidhet ngushtë me botën e brendshme të personazheve. Duke lënë anash romanin “Gjaku i prillit”, ku objekt artistik bëhen ngjarjet e ditëve të para të pushtimit fashist, romanet e tij janë të mishëruara me realitetin e përditshëm, me dramat dhe me tragjikat e njeriut tonë në rrjedha të ndryshme të mbijetimit, por dhe me botën e brendshme të tij. Autori vepron në këtë mënyrë nga fakti se shqiptimi i rrethanave dhe i kushteve jetësore, dramat që personazhet përjetojnë në veprimin e përditshëm, janë shkaktari kryesor i dramave, i tragjikes dhe i pësimeve të personazheve të tij. Pra, romanet e Nasi Lerës njësojnë natyrshëm këto dy botë, që në tekstin poetik shndërrohet në një botë të mëvetësishme, që si e tillë bëhet më e vlefshme dhe me mundësi më të madhe ndikimi; këto dy botë, në thelbin e tyre, përafrohen dhe bashkekzistojnë edhe atëherë kur i ndan koha, vendi, hapësira, edhe kur janë në pajtim ose në kundërshtim midis tyre.
Kjo strategji e rrëfimit poetik dëshmohet, fjala vjen, në romanin “Orët e qytetit të vogël”, “Nata e premierës”, “Të gjithë premtojnë Parisin” e të tjerë, ku shpaloset drama dhe tmerri i realitetit konkret të njeriut tonë, shpesh dhe vetëdija e tij e fjetur.
III. PËRKTHYES I SHQUAR LETRAR
Një veprimtarinë e Nasi Lera, një vend me rëndësi zënë edhe përkthimet e shumë veprave të letërsisë botërore, përkatësisht përkthimet e shkrimtarëve nobelistë, si E. Heminguej, A. Kamy, J. Saramago, G. G. Marquez, A. Zhid, Le Clezio, M. V. Llosa, J. Kavabata, Kenzaburo si dhe të autorëve të mëdhenj si M. Kundërsa, M. Duras. M. Turnie, Akutagava, S. De Bavuar, M. Gallo, D. Merezhkovski etj.
Këto përkthime kanë vlerë të madhe jo vetëm për faktin se ato lidhen me disa nga veprat më të rëndësishme që i krijuan në fushën e artit të fjalës, letërsisë, po para së gjithash për përkthimin cilësor, për gjuhën e pasur poetike dhe të mënyrës së të shprehurit shqip. Këtë cilësi të përkthimeve të tij e kanë thënë një varg studiuesish dhe kritikësh letrarë.
Aftësinë e vet krijuese Nasi Lera e dëshmoi dhe në hartimin e skenarëve për filma, të cilët janë vlerësuar lart nga regjisorët dhe artistët e kësaj fushe.
xxx
Mbështetur në krejt këtë krijimtari që deri më sot e krijoi dhe tashmë është nëpër librarirtë, bibliotekat e shtëpitë tona, Nasi Lera pa fijen e dyshimit, është shkrimtar i vlerave të mirëfillta letrare, një fakt ky tejet inkurajues për zhvillimine mëtejmë të letërsisë sonë e cila me këto vlera është një konkuruese e denjë në nivelin e letërsive të kombeve tjera europiane po, edhe më gjerë.
_____________________
Nesër, më 11 nëntor 2023, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit, në kuadër të edicionit të 14-të me radhë, shpaloset dhe vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit të shquar shqiptar, Nasi Lerës, e për të cilin do të flasin pena të shquara të kritikës letrare si, Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala, Nexhat Rexha e Arsim Halili.