Një kompani libaneze iu ndihmon në realizimin e ndaljes se konsumimit te duhanit përmes një “shkrepëse të mençur”. Shkrepësja është në ngjyrë të zezë dhe kushton 129 dollarë.
Shkrepësja e “Slighter” është e pajisur me censorë dhe inteligjencë artificiale që i mundësojnë asaj të grumbullojë të dhëna. Procesi i mbledhjes së të dhënave për përdoruesin ndodh gjatë javës së parë.
Pasi shkrepësja familjarizohet me orarin dhe shpeshtësinë që përdoruesi tymos, ajo krijon një plan që i ndihmon përdoruesit të lërë duhanin.
Ajo ka edhe një ekran ku përdoruesi e sheh edhe sa kohë i ka mbetur për të ndezur cigaren e ardhshme. Për ata që nuk mund të presin orarin, shkrepësja e ka një buton përmes së cilës ndizet në çdo kohë.