Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se shkollave të Gjilanit po i shtohen pesë terrene sportive, të cilat kapin vlerën e afro 303 mijë euro.
“Siç jemi zotuar edhe në programin qeverisës, rëndësi të veçantë po i kushtojmë zhvillimit të terreneve sportive. “Bajram Curri”, fshati Shurdhan – në vlerë 77,550.00€, “Skënderbeu”, fshati Vërbicë e Kmetocit – në vlerë 66,870.00€, “Fetah Qerimi”, fshati Vërbicë e Zhegocit – në vlerë 58,854.00€, “Afërdita”, fshati Kishnapole – në vlerë 57,733.60€, “Sadulla Brestovci”, Gjilan – në vlerë 41,870.00€, janë 5 shkollat të cilat shumë shpejtë do të bëhen me terrene sportive”, tha kryetari Hyseni.
Kreu i Gjilanit theksoi se do të vazhdojnë investimet në terrene të reja sportive në çdo vendbanim.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në terrene të reja sportive në çdo vendbanim, me qëllim që nxënësit të angazhohen në skuadrat shkollore të futbollit, basketbollit, volejbollit dhe sporteve të ndryshme; por edhe qytetarëve t’iu krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/