Komuna e Kamenicës është vlerësuar si një ndër komunat që më së miri ka përmbushur masat anticovid në intistutcionet shkollore, apo thënë ndryshe ku janë zbatuar 80% të masave.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar organizata “Edu Task” në bashkëpunim me BIRN Kosovo dhe me përkrahje nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office, të cilët kanë bërë një hulumtim duke monitoruar zbatimin e masave anti COVID-19 në 100 shkolla të Kosovës.
Raporti i organizatës “Edu Task” ka gjetur të dhëna të ndryshme të zbatimit masave anticovid nga ana e komunave. Sipas këtij raporti Komuna e Kamenicës hyn në rendin e komunave të cilat kanë përmbushur më së miri masat anticovid.
Ky hulumtim është bërë përmes platformës Indikatorët e performancës së shkollave www.shkollat.info. /2LONLINE.com/