DYLON

Ndërron jetë punëtori i sigurimit të Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë, Avdush Basha

Ndërron jetë punëtori i sigurimit të Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë, Avdush Basha
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan, me pikëllim të thellë pranoi lajmin sot se është ndarë nga jeta punëtori i sigurimit të kësaj gjykate, Avdush (Fazli) Basha, në moshën 48 vjeçare. Ai ishte i infektuar me virusin Covid-19.

Kryetari i gjykatës, Ramiz Azizi, mbikëqyrësi i Degës në Kamenicë Sadri Krasniqi dhe stafi i gjykatës, shprehin ngushëllime familjes Basha, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.

Basha ka qenë i angazhuar në pozitën e punëtorit të sigurimit të gjykatës nga viti 2001 dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një punëtor i përkushtuar dhe koleg i mirë. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.