Shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” është një institucion shkollor në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit në të cilën mësimet zhvillohen krahas gjuhës shqipe dhe atë serbe në numër të vogël.
Nazmi Nuhiu, drejtor i kësaj shkolle në bisedë për Titulli.com tha se mësimet i vijojnë 279 nxënës ku prej tyre 5 janë vetëm me mësim në gjuhën serbe ndërsa 99 janë në paralelen e ndarë të kësaj shkolle në fshatin Samolicë.
“Këtu punojnë 46 mësimdhënës, 6 prej tyre janë mësimdhënës serb kurse të tjerët shqiptarë mirëpo me një bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira nacionale. Kushtet në këtë shkollë janë relativisht të mira, objekti mjaft i vjetër që nga viti 1936 por i mirëmbajtur nga stafi i punëtorëve”theksoi Nuhiu për Titulli.com.
Sipas Nuhiut në fillim të vitit shkollor nga Ministria e Arsimit është bë vlerësimi i jashtëm i punës së shkollës dhe është vlerësuar me note të lartë.
Në këtë shkollë funksionon biblioteka e furnizuar mirë me tekste dhe lektura shkollore të cilat janë në shërbim të nxënësve.
“Shkolla ka edhe një mediatekë funksionale të furnizuar me mjete dhe filma për lëndët e Kimisë biologjisë dhe fizikës si dhe një piano për ushtrimet e nxënësve në lëndën e muzikës, si dhe kabinetin e informatikës të pajisur me 21 kompjuter”, është shprehur Nuhiu.
Ai tha se shkollës i mungon salla sportive ku nxënësit ushtrojnë aktivitetet sportive në terrenin e jashtëm, mirëpo ky është një ndër prioritetet e shkollës në të ardhmen që të ndërtohet një sallë sporti me kushte moderne.
BURIMI: Titulli.com