Shkolla e nënoficerëve ( SHNO ) e Forcës së Sigurisë së Kosovës mision të saj ka stërvitjen, edukimin dhe zhvillimin e karrierës ushtarake të nënoficerëve të FSK-së, për të pasur udhëheqës dhe njësi të afta për të operuar me profesionalizëm në përmbushjen e misionit.
Në kuadër të misionit dhe zhvillimit të karrierës së Nënoficerëve, SHNO realizon tre kurse zhvillimore të karrierës: Kursi për Lider Luftarak, Kursi i Avancuar për Lider dhe Kursi i Lartë për Nënoficer.
Kursi i Liderit Luftarak ishte i fundit që u realizua në hapësirat e Kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj, e që ishte i fokusuar në katër kompetenca të përbashkëta të nënoficerit, siq janë gatishmëria, lidershipi, menaxhimi i trajnimit, dhe taktikat luftarake.
Trajnimi u përmbyll me realizimin e ushtrimit fushor, i cili ishte demonstrim i mësimeve të mësuara gjatë kursit për kryerjen e operacioneve sfiduese në nivel ekipi dhe skuadre në një terren sfidues. /2LONLINE/