Shkolla e Nënoficerëve përfundoi me sukses Kursin e Avancuar të Liderit, gjenerata 10/2023 e përbërë nga 43 kursantë.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë se kur vendos besnikëri ndaj vendit dhe kombit, nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të jesh qytetar dhe ushtarak i disiplinuar dhe nuk ka vlerë më të madhe se kur e vendos dedikimin personal ndaj shoqeve dhe shokëve nën-armë në përmbushje të misionit”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nënoficerët e Ushtrisë së Kosovës janë shembulli më i mirë i ushtarakut profesionist, duke mbartur mbi kraharor vlerat dhe atdhedashurinë.
Vetëm të edukuar mund të përgatitemi për sfidat e së ardhmes, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/