Shkolla e Artit Pamor me Galeri Virtuale

Shkolla e Artit Pamor me Galeri Virtuale

Me iniciativë të Roland Masuricës, drejtor i Shkollës së Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati”, në Gjilan, e në bashkëpunim me nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, është krijuar një hapësirë ekspozuese virtuale duke i shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informacionit sot.

Masurica ka bërë me dije pre Portalin 2LONLINE.com, se në këtë kohë jo të zakonshme dhe nën presionin e kushteve jo të përshtatshme, Shkolla e Mesme e Artit Pamor në Gjilan, gjithnjë po e përdorë kreativitetin e saj profesional në dobi të veprimtarise dhe shoqërisë sonë.

“Ky është projekti i parë i lansuar i këtij lloji te ne, fillimisht si fazë fillestare ndërsa në një të ardhme, në kushte më të favorshme, do t’i shqyrtojmë mundësitë dhe kapacitetet tona që ky projekt të arrij shkallën e tij të përsosmërisë. Galeria do të shërbejë si hapësirë ekspozuese për nxënësit e shkollës, për ekspozita kolektive dhe individuale që nënkupton se galeria do të ketë programin e saj vjetor të cilin e përcakton Aktivi Profesional i shkollës së Arteve Pamore”, ka thënë drejtori Masurica.

Sipas tij, kjo kohë ka bërë që ta zhvillojnë imagjinatën dhe të jenë më produktiv duke shfrytëzuar burimet alternative bashkëkohore në mënyre që të jenë në trend me kohën dhe botën.

“Aktualisht projekti është realizuar përmes platformës google/slide, përmes së cilës kemi arrit të stimulojmë një Galeri Virtuale si projekt fillestar, ku më pas përpjekjet do të nisin për realizimin e një hapësire më të përsosur me ndihmën e aplikacioneve për animacion dhe grafikë dixhitale në mënyrë që vizitori të krijoi iluzionin e një ambienti sa me real”, ka thënë Masurica.

Linku i Galerisë:

https://docs.google.com/presentation/d/e/2PACX-1vTw2ZaYOppN2k3VpwdZuVOBOD1OZris4W7FZBg3KxWyTKqkcOTfWz0VwHOW_rdETmkjqcQt5rVHAPiW/pub?start=false&loop=false&delayms=3000

KOMENTE