DYLON

KFOR-i mbështet institucionet shëndetësore në Kosovë që merren me pandeminë COVID-19

KFOR-i mbështet institucionet shëndetësore në Kosovë që merren me pandeminë COVID-19
Avatar photo Redaksia

Misioni i NATO-s i drejtuar nga KFOR-i, ka dhuruar pajisje për mbrojtje personale në vlerë prej 70,000 Euro për spitalet e Prishtinës dhe Graçanicës, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme të Institucioneve në Kosovë kundër pandemisë COVID-19.

Mijëra doreza, maska, syze, veshje izoluese, si dhe termometra infra të kuqe pa kontakt dhe antiseptik për pastrimin e duarve do të ofrohen për stafin mjekësor për të ndihmuar në trajtimin e duhur të pacientëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, veçanërisht në mesin e profesionistëve shëndetësorë që kryejnë çdo ditë punë me rëndësi jetike. Projekti u financua nga NATO dhe u implementua nga ekipi i KFOR-it për Bashkëpunim Civil-Ushtarak dhe është pjesë e angazhimit të përgjithshëm të Aleancës në mbështetje të operacioneve të saj dhe të vendeve anëtare dhe partnerëve të saj.

“Dhurimi është një veprim solidariteti që pasqyron bashkëpunimin e ngushtë të zhvilluar midis KFOR-it dhe Ministrisë së Shëndetit Publik dhe është pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit e vitit 1999”, tha Gjeneral Major Michele RISI, Komandant i KFOR-it.

EkoHigjiena

Që nga fillimi i epidemisë COVID-19, KFOR-i ka vazhduar aktivitetet e veta në mënyrë të rregullt, ndërsa zbaton masa të kujdesshme dhe të forta – në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit – për të kufizuar përhapjen e virusit dhe minimizuar rreziqet për pjesëtarët e tij dhe për komunitetet që shërbejnë. “Aftësia e KFOR-it për të kryer operacione nuk është zvogëluar. Forcat tona mbeten të gatshme dhe puna jonë vendimtare vazhdon,” shtoi Gjeneral Major Michele RISI.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.