Në shkollën fillore të mesme të ulët, “Dëshmorët e Lubishtës”, të Lubishtës, sot, është bërë përurimi i projektit “Vendosja e kamerave në shkollë”. Në përurimin e këtij projekti ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini.
Ndër tjerash, ajo ka thënë, se vendosja e kamerave do të ndikoj pozitivisht në sigurinë e nxënësve të kësaj shkolle dhe në rritjen e cilësisë në mësim.
Përndryshe ky projekt është fituar nga Këshilli Lokal për Siguri Publike, në Viti, dhe është donacion nga shteti Norvegjez, por është implementuar përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Adnan Zenuni, koordinator i këtij projekti, falënderoj shtetin norvegjez dhe OSBE-në që kanë mundësuar vendosjen e kamerave në shkollën e fshatit Lubishtë.