Në Kamenicë do të realizohet projekti në fushën e administrimit të tokave

Në Kamenicë do të realizohet projekti në fushën e administrimit të tokave

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në takim u.d kryeshefin e Agjencionit Kadastral të Kosovës (AKK), Avni Ahmetin dhe përfaqësuesit e e tjerë, për realizimin e projektit në fushën e administrimit të tokave.

Komuna e Kamenicës është njëra nga komunat e përzgjedhura nga AKK-ja, për rindërtimin e informacioneve kadastrale, ku konkretisht janë të përfshira disa nga fshatrat si Hodonoc, Roganë, Muqivërc, Kopërnicë dhe Berivojcë.

Në këtë takim është diskutuar rreth informimit të ndërsjellë për aktivitetet në fushën e administrimit të tokës dhe përfituesit kryesor të këtij projekti do të jenë qytetarët e zonave kadastrale, që do i nënshtrohen rindërtimit.

Kryetari Kastrati tha se ndjehet falënderues ndaj tyre dhe se do të vazhdojë të mbështesë këtë projekt.

“Si komunë, do ju ofrojmë mbështetje të plotë gjatë fazave të implementimit të këtij projekti”, tha kreu i komunës.

KOMENTE