Koordinatori I nënkomitetit për ekonomi, sektori i bujqësisë, në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, Fatmir Shkodra ka thënë se subvencionet në bujqësi në baza partiake e familjare vazhdojnë të jenë shqetësim qytetarë dhe shqetësim i yni si subjekt politik, gjithashtu.
“Ne kemi informacione nga tereni se ndarja e subvencioneve vazhdon të bëhet pa përfillje të kritereve përkatëse. Kemi raste ku janë ndarë makineri përcjellëse për traktorë si freza, mbjellësi etj., pa pasur fare traktor përfituesi. Kemi identifikuar raste kur përfituesi i subvencionit nga drejtoria e Bujqësisë ka dhënë tokën me qira dhe ka shitur mjetet e marra përmes subvencionit si: farën për grurë, misër, plehun artificial , etj”, ka thënë Shkodra, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sipas tij, Drejtoria për Bujqësi nuk i dërgon në komitet raportet për donacione duke përfshirë mjetet bujqësore dhe nuk i publikon listat e përfituesve të tyre.
“Ne nuk kemi raport për donacionin ”Lopëve të Arit “e as listë të përfituesve të tyre. Projekti I OJQ ”Mëshqerra” në bashkëpunim me komunën ka mbështetur fermerët e Gjilani me nga një krerë lope të racës Hollshtajn -Frizes. Edhe me këtë rast ka pasur parregullsi ku nga Drejtoria Komunale për Bujqësi fermeri ka përfituar një krerë lopë duke mos i plotësuar kriteret, por vetëm pse fermeri i ka qenë anëtarë i partisë në pushtet. Kriteri ka qenë që fermeri duhet të këtë se paku një krerë lopë me qëllim të përfitimit të këtij subvencioni”, ka thënë Shkodra i Vetëvendosjes.
Sipas tij, në raportin vjetor të Drejtorisë së Bujqësisë është raportuar se në fshatin Cërnicë janë pyllëzuar 15 hektarë me pishë të zezë, edhe atë dy herë. Nga kjo sipërfaqe e pyllëzuar, nuk ka pasur rezultate dhe as 99.99% nuk kanë pasur sukses, këtë duhet ta dinë më mirë në Drejtorinë për Bujqësi, pse ka ndodhur ky dështim, edhe përkundër se kanë angazhuar dy punëtorë sezonal.
“Propozojmë që me qëllim të verifikimit të gjendjes të formohet një Komision profesional dhe të monitorojnë vendin e pyllëzimit, e pastaj të dalin me një konstatim dhe të gjendet shkaku i dështimit të pyllëzimit të këtyre sipërfaqeve në fshatin Cërnicë”, ka thënë Shkodra, transmeton 2LONLINE.com