DYLON

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve S.I. (1982), A.A. (1996) dhe S.L. (2001), pasi dyshohet se janë përfshirë në veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit S.I., A.A. dhe S.L., më 23 shkurt 2020, rreth orës 18h, në bashkëkryerje kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 17 vjeçare, ashtu që në shtëpinë e pa banuar të familjes së të dyshuarit S.L. në fshatin Selishtë, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa, i dyshuari S.L., kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe një natë më parë me të njëjtën.

Gjithashtu, në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër i dyshuar, i cili për momentin gjendet në arrati.

EkoHigjiena

Të njëjtit gjenden nën masën e ndalimit që nga data 27 shkurt 2020, ndërsa sot pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.