DYLON

Filloi hapja e puseve të reja për nevojat bujqësore të fermerëve të komunës

Filloi hapja e puseve të reja për nevojat bujqësore të fermerëve të komunës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se sot filluan hapjen e puseve të reja për nevojat bujqësore të fermerëve të komunës

“Kemi filluar hapjen e puseve të reja, si një nga nevojat primare bujqësore për fermerët tanë, duke i ofruar njëkohësisht zgjidhje të problemit të ujit të pijes. Burim Osmani nga fshati Cërnicë është vetëm njëri nga 46 fermerët përfitues të cilit iu mundësua hapja e pusit”, ka bërë me dije i pari i Gjilanit.

EkoHigjiena

Sipas kryetarit Hyseni, përpos puseve që janë funksionalizuar deri tani, po angazhohen maksimalisht që ky numër të rritet dhe të vazhdojnë me hapjen e puseve të reja edhe për banorët e tjerë të cilët kanë nevojë.

“Jemi gjithmonë pranë kërkesave të fermerëve”, ka thënë Alban Hyseni, Kryetar i Komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.