Pas Valon Ahmedit, Shkëndija është gati të transferojë edhe një reprezentues tjetër, kësaj rradhe nga ajo e Kosovës. Fjala është për Anel Rashkaj, mesfushorin difenziv, i cili aktualisht është një futbollistë i lirë, pas përfundimit të kontratës me ekipin suedez të AFC Eskilstuna.
Kontaktet e para thuhet të jenë bërë, ndërsa pritet tashmë një përgjigje nga ana e vetë futbollistit, dëshira e të cilit është që të mbetet edhe më tej në futbollin evropian.
Megjithatë një ofertë e majme nga ana e drejtuesve të Shkëndijës, por para së gjithash edhe planet e skuadrës nga Tetova, mund të bindin mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës t’i thotë “PO”, skuadrës kampione të vendit, e cila kerkon mbrojtjen e titullit kampion, trofeun e Kupës, e mbi të gjitha kualifikimi në grupet e Ligës së Kampionëve apo Liga Europa.
Anel Rashkaj bashkë me Alimin do të përbënin një super dyshe në mesfushën e skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut.