Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi pas një aventure jo fort të suksesshme në ShBA, është rikthyer në Zvicër. Ai ka zyrtarizuar transferimin e tij tek skuadra FC Aarau.
Gashi ka kohë që nuk mblidhet nga kombëtarja shqiptare. Dikur ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm.
Me rikthimin në Zvicër, ai po mendon ta rikthej formën e dikurshme që e kishte.