Në ndeshjen e fundit për këtë sezon të Premierligës, Liverpooli do ta presë në stadiumin “Anfield” Wolverhamptonin të dielën.
Skuadra e Jurgen Kloppit duhet ta fitojë këtë ndeshje dhe mund të shpallet kampione e Premierligës nëse Manchester City barazon ose e humb ndeshjen e vet.
Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka publikuar formacionin e mundshëm të Liverpoolit për ndeshjen kundër Wolverhamptonit dhe Salahu pritet ta zë vendin që Shaqiri e pati të martën.
“Është pothuajse e sigurt se Salahu do të kthehet në formacionin e parë, me më së shumti gjasa në kurriz të Xherdan Shaqirit”, shkruan Goal.com.
Në këtë formacion startues nuk figuron emri i gjilanasit, Xherdan Shaqiri.