Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të cilën e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi, anëtarët e këtij organi, me vota të fshehta kanë shkarkuar kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadikun.
Siç dihet, pas prishjes së koalicionit Vetëvendosje – PDK, opozita ka shumicën në Kuvend dhe pas mbledhjes së nënshkrimeve nga tabori opozitarë, edhe është ftuar seanca e jashtëzakonshme me kërkesën për shkarkim të kryesuesit të kuvendit.
Në seancë, në të cilën kanë marrë pjesë 34 anëtarë, nga 35 sa ka ky organ, votuan vetëm 20 anëtarë.
Për shkarkim të Sadikut votuan pro 19 anëtarë, kundër ishte 1 anëtar.
Kuvendi pas një pauze 5 minutëshe, do të procedojë tani për zgjedhjen e kryesuesit të ri /2LONLINE/