DYLON

QKMF në Viti furnizohet me pajisje mjekësore përmes investimeve kapitale

QKMF në Viti furnizohet me pajisje mjekësore përmes investimeve kapitale
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë ka furnizuar sot QKMF në Viti me pajisje mjekësore përmes investimeve kapitale. Këto pajisje përfshijnë rëntgen digjital me senzor ( pa rrezatim), 5 aparate të EKG-së dhe 2 monitor për përcjelljen e gjendjes së pacientit.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ishte prezent në momentin e pranimit dhe në fjalën e tij tha që ne si komunë jemi të përkushtuar që të avancojmë shërbimet shëndetësore, përfshirë edhe shërbimin e stomatologjisë.

EkoHigjiena

“Viteve të fundit kemi furnizuar të gjitha ordinancat stomatologjike me karrige të reja stomatologjike, inventar të ri dhe tani edhe me rentgen digjital. Gjithashtu, edhe me blerjen e EKG-ve do të ndihmojmë QMF-të, në mënyrë që t’u lehtësohet puna punëtorëve shëndetësorë dhe të shtohet kualiteti i shërbimeve shëndetësore”, u shpreh Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.