Ka mjaftuar vetëm çereku i orës së parë nga dalja në treg e biletave që të gjitha bilelat e ndeshjes Angli-Kosovë të shiten.
Biletat që dolën në shitje në ora 12:00 sipas kohës lokale në Londër, por ato janë avulluar nga fansat shqiptarë të cilët në kohë rekorde kanë blerë 1200 bileta, aq sa Federata e Futbollit të Anglisë i ka ndarë.
Ndeshja e parë mes Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 10 shtator në stadiumin e Sauthamptonit.
E dytë do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 17 nëntor 2019.