Në Gjilan mbahet debat publik për zgjerimin e rrugëve katër korsi, Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot

Në Gjilan mbahet debat publik për zgjerimin e rrugëve katër korsi, Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot

Në Gjilan është mbajtur sot debat publik për zgjerimin e rrugëve katër korsi, Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot, ku ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, zëvendësministrit i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, drejtoret komunal, sikurse edhe qytetarë të shumtë.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, zëvendësministrit Rexhep Kadriu, se ka kërkuar që të gjatë realizimit të këtyre dy projekteve kapitale që kapin shifrën e dhjetëra miliona eurove, të mos u krijohet vështirësi bizneseve që operojnë atje.

Në takim u tha se Gjilani është shembulli më i mirë sa i përket parcelizimit të pronave që lidhen me këto dy projekte.

Ndërkohë, qytetarët e pranishëm kanë kontribuar me pyetje, kërkesa e rekomandime, të cilat u janë përgjigjur personat adekuat që mbulojnë sektoret. ​

KOMENTE