Me datën 26.10.2022, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një autorizim mbi grumbullimin e informacioneve në lidhje me disa denoncime publike, ku është shfaqur fenomeni i shit-blerjes së Punimeve të Diplomave.
Pas zhvillimit të hetimeve, grumbullimit të provave si dhe identifikimit të personave të dyshuar më datën: 15 dhe 16.11.2022, janë iniciuar dy raste:
-Falsifikim i dokumenteve dhe
– Mashtrim.
Në rastin Falsifikimi i dokumenteve janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarëve personat:
·F.Th , mashkull, 22 vjeç dhe
·F. V, femër 22 vjeç.
Ndërkaq në lidhje me rastin Mashtrim në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi:
·B.B , mashkull, 27 vjeç.
Hetuesit e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas grumbullimit të provave dhe kompletimit të lëndëve, do t’i procedoj në Prokurorinë në Prishtinë me kallëzim penal kundër personave të lartcekur, njofton policia. /2LONLINE/