Komedia romantike dhe shumë e veçantë “I vetëm në banesë” nga Avni Shkodra me regji nga Natyra Kallaba vjen ekskluzivisht me datën 14 shkurt, në ora 20:00, në Teatrin e Qytetit – Gjilan.
Në shënim të Shën Valentinit, merre të dashurën ose të dashurin në teatër me një ofertë speciale për çift, bileta për 2 persona vetëm 2 euro.
Teatri i Qytetit në Gjilan nuk e lë me kaq.
Në profilin zyrtar në Facebook https://www.facebook.com/teatriiqytetitgjilan/, ju mund të komentoni me një thënie (quote) për lidhjen mes teatrit dhe dashurisë (P.sh.: Teatri bëhet më i afërt me ty.) dhe bëhu fitues i 4 biletave për shfaqje.
Sipas drejtorit të Teatrit, Erson Zymberi, loja në Facebook zgjatë deri më 14 shkurt, në ora 15:00 dhe komenti me më së shumti pëlqime i merr 4 bileta gratis.