DYLON

Me shfaqjen “Rebelët”, të martën nis Festivali i teatrit të shkollave të mesme

Me shfaqjen “Rebelët”, të martën nis Festivali i teatrit të shkollave të mesme
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Teatrin e Gjilanit do të organizojnë Festivalin e teatrit të shkollave të mesme, me nxënësit e shkollave të mesme, i cili do të mbahet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, nga data 1 deri më 5 Qershor.

“Festivali ka për qëllim promovimin e artit dhe teatrit si mjet për përcjelljen e mesazheve dhe ngritjen e vetëdijes për vlerat njerëzore, të adresojë fenomenet negative, të promovojë pjesëmarrjen, barazinë dhe diversitetin e nxënësve si dhe do të ketë karakter garues. Suksese për të gjithë pjesëmarrësit”, ka thënë Nazim Gagica, drejtor i DKA-së në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, do të jepen pesë shfaqje. Ky është kalendari i shfaqjeve.

Të gjitha shfaqjet mbahen në teatrin e qytetit  të Gjilanit, fillojnë prej orës 19:00.  Për shkak të situatës me pandemi, numri i ulëseve është i kufizuar. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.