Një grup nxënësish të SHFMU “Abdullah Tahri” në Malishevë të Gjilanit, në krye me profesoreshën e Gjeografisë, Albina Basha – Halili, prezantuan projektin krijues të disa nxënësve të kësaj shkolle.
Duke e njohur rëndësinë e funksionimit të sistemit diellor, që është një sistem i përbërë nga nëntë planet : Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni, veçanërisht, funksionimin dhe rëndësinë e planetit Tokë, këta nxënës arritën të krijojnë një sistem të funksionimit mekanik, të kombinuar me një sistem digjital, për të demonstruar punën e planetëve dhe rëndësinë e tyre në sistemin tonë diellorë.
Drejtori i kësaj shkolle, prof. Rashit Sahiti, shprehet i fascinuar me punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve të tij, ku si rezultat produktiv i kësaj pune, vije angazhimi dhe prezantimi i krijimit të projekteve të nxënësve të kësaj shkolle.
Në anën tjetër profesoresha e Gjeografisë, Albina Basha – Halili, i përgëzoi nxënësit për angazhimin e pareshtur për mësimnxënie dhe avancimin në projekte të rëndësishme kreative – përshkruese.
Ajo konsideron se ky projekt kreativ i këtyre nxënësve, është dëshmia më e rëndësishme e punës dhe angazhimit në mësimdhënie, andaj i falënderon nxënësit e saj për përkushtimin dhe ambicien e tyre për shkencë, dhe njëkohësisht falënderon drejtorin e shkollës prof. Rashit Sahitin, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë, për projektet të cilat janë rëndësi e rezultatit të punës së përbashkët në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Edhe nxënësit janë krenar për punën dhe përkushtimin e pareshtur të prof. Albina Basha – Halili, për të arritur rezultate të përbashkëta, ku si rrjedhojë e saj, është fakti se kjo shkollë po arrin hapa të shkathtësisë kreative në mësimnxënie dhe orientim në karrierë.