Mbrëmë në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë është bërë hapja e Festivalit garues të Teatrove Amatore në Kamenicë, me shfaqjen “Vëllazëri e Interes” e përgatitur nga Teatri Amator “Aleksandër Moisiu” në Kamenicë.
Një temë sociale e prezantuar nëpërmjet aktorëve të mrekullueshëm, tërhoqi një numër të madh qytetarësh për ta parë shfaqjen, thuhet në njoftim.
Festivali vazhdon edhe për gjashtë ditë të tjera, me shfaqje nga shumë teatro nga trevat shqiptare. /2LONLINE/