DYLON

Policia: Brenda ditës 58 aksidente trafiku, njëri me fatalitet, shqiptohen 1 mijë e 755 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 58 aksidente trafiku, njëri me fatalitet, shqiptohen 1 mijë e 755 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 755 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 58 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 27 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 22.04.2024 – 14:08. Një automjet transportues (kamion) të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.