Shfaqja teatrale për fëmijë “Kopshti im” vije premierë në Teatrin e Gjilanit, me autore, Edona Vllasaliu dhe regji të Lirim Behlulit. Luan: Fitore Jashari.
Shfaqja teatrale për fëmijë “Kopshti im” është një dramë për fëmijë me karakter edukativo-arsimor dhe sensibilizues, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Qëllimi i kësaj drame është vetëdijesimi i fëmijëve që të mbajnë ambientin e pastër.
Ngjarja zhvillohet në kopshtin para banesës së Lolës e cila ballafaqohet me papastërtinë që banorët e lagjes së saj e krijojnë,
Lola është një nga fëmijët e lagjes qe merr iniciativën ta pastrojë duke përdorur lojërat dhe imagjinatën e saj të mrekullueshme.
Shfaqja premiera vije më 23 dhjetor, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, në ora 12:00.
Hyrja do të jetë falas.