Superhëna më e shndritshme e vitit 2019 e quajtur ndryshe si Hena e Bores, është shfaqur edhe mbi qytetin e Tiranës.
Pamje spektakolare ishte ajo që ofrohej nga maja e malit të Dajtit mbrëmjen e 19 shkurtit.
Gazetari, analisti Gerti Shella, që mban dhe postin e drejtorit të INFOCIP i fokusoi këto moment magjike në aparatin e tij fotografik. Fotografitë u publikuan nëpër media vendore e ndërkombëtare.