“E-kiosqet që dikur komunës i kushtuan shuma të majme dhe për pak kohë në përdorim përfunduan në deponi, tani po rikthehen në funksion me shërbime të reja të integruara”, ka thënë Arbenita Sopi Haziri, drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit.
Sipas saj, pa kosto për komunën, pa ngarkesë për taksapaguesit, pa pagesë për qytetarët, shërbimi avancon në Administratën e Përgjithshme në Gjilan.
“Të gjitha shërbimet e platformës E-Kosova tani mund t’i merrni në E-kioskun pranë objektit të Administratës. Falënderoj stafin nga zyra e IT-së që me përkushtim u angazhuan në rikthimin e E-kioskut në funksion, nga një pajisje jashtë përdorimit, tani me shërbime shtesë për qytetarët. Ka mundësi kur ka vullnet. Bashkë ndërtojmë standard të ri”, ka thënë drejtoresha Arbenita Sopi Haziri. /2LONLINE/