Ekzistojnë disa ushqime që etiketohen shumë të dëmshme, prandaj nuk duhet kurrsesi t’i konsumojnë personat që vuajnë nga diabeti.
Nga ana tjetër, ekzistojnë ushqime që e menaxhojnë dhe e trajtojnë diabetin aq sa insulina apo barnat e tjera.
Disa nga ushqimet që nuk duhet t’i përdorni janë: buka e bardhë, patatet e skuqura, produktet me sheqer industrial dhe orizi i përpunuar dhe produktet e bulmetit me shumë yndyrë.
Gjithashtu disa ushqime, që duhet t’i konsumoni patjetër janë: perimet e freskëta të gatuara vetëm me avull, spinaqi, rukola, djathi, qumështi me pak yndyrë, arrat, avokadot, vajrat bimore, produktet që nuk përmbajnë kripë.
Sipas ekspertëve, nuk këshillohet që të përdoren perimet e konzervuara, perimet e gatuara me shumë gjalpë, djathë apo salcë, turshitë, dhe kripa e tepërt